Fernand Braudel Center, Binghamton University
http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm
Koment Numėr 113, 15
Maj 2003
Perandoria dhe
Kapitalistėt
Padyshim, George W. Bushi mendon se ėshtė njė nga njerėzit
kryesorė ndėrmjet atyre qė mbajnė pėrgjegjėsinė mbi mbarėvajtjen e sistemit
kapitalist botėror. Padyshim, njė pjesė e mirė e sė majtės botėrore mendon
kėshtu gjithashtu. Por a janė tė tė njėjtit mendim edhe kapitalistėt e mėdhenj?
Kjo ėshtė shumė mė pak e sigurt. Njė mesazh i rėndėsishėm paralajmėrues sapo
ėshtė dhėnė nga Morgan Stanley, njė firmė investuese financiare kryesore nė
botė, kur ata mbajtėn Forumin Ekonomik Global. Stephen Roach shkruan atje se
njė botė ku SHBA-ės janė qendra e vetme nuk mund tė ecė mbarė nga pikėpamja e
ekonomisė botėrore, si dhe ėshtė dėmtuese veēanėrisht pėr vetė Shtetet e
Bashkuara. Ai i kundėrpėrgjigjet kėshtu kryesisht Robert Kagan-it, njė
intelektuali tė njohur neo-konservativ, i cili ka argumentuar se hegjemonia
Amerikane mund vetėm tė zgjerohet nė kėtė mėnyre, sidomos kundrejt Europės.
Roach ėshtė krejtėsisht kundėr kėtij argumenti. Pėr tė, situata e tanishme
botėrore pėrbėn asimetri tė thella nė sistemin botėror, gjė qė nuk mund tė
zgjasė shumė.
Cili ėshtė pra argumenti i Roach-it? Bota ka qėnė nė njė
disinflacion tė madh [eufemizėm i mrekullueshėm] nga 1982 deri nė 2002 njė
vlerėsim i shumė pėrshėndetur qė ndryshon nga llomotitjet e zakonshme mbi
fuqinė e pozicionit ekonomik tė SHBA-ės nė ekonominė botėrore. Dhe tani po na
pret pėshtjellimi i njė disekuilibri tė ri ribalancimi i botės sė tanishme
njėpolare. Pėrse? Para sė gjithash, pėr arsye tė zgjerimit tė mėtejshėm tė
pabarazive nė llogaritė e jashtme botėrore. Ai thotė se ndėrkohė qė Amerika
bėn rrush e kumbulla kursimet e saj tė pakta kombėtare dhe duke qėnė se pjesa
tjetėr e botės vazhdon tė mbetet nė tė njėjtin nivel tė ulėt konsumimi,
situata mund tė vejė vetėm nė njė drejtim mė tė keq.
Pėrfundimisht, konkluzioni: Duke pasur parasysh qė ekonomia
Amerikane nuk karakterizohet nga kursime tė larta, a mund ajo tė vazhdojė sė
financuari njė zgjerim tė vazhdueshėm tė superioritetit ushtarak? Pėrgjigjja
ime ėshtė jo absolute. Ēfarė do tė ndodhė atėherė? Ēmimet e aseteve
(pronave) tė pėrcaktuara sipas dollarit krahasuar me ato tė pėrcaktuara sipas
monedhave tė tjera do tė bien, dhe do bien shumė shpejt. Roach vlerėson: njė
zbritje prej 20% nė kursin real tė kėmbimit valutor dhe pothuajse dyfishi ne
kursin e dukshėm, pėrqindje interesi reale mė tė larta, rritje e zvogėluar nė
kėrkesėn e brendshme, dhe njė rritje mė e shpejtė e ekonomive pėrtej oqeanit.
Nė mbyllje, ai thotė se bota nuk funksionon hėpėrhė si ekonomi globale (kaq
pėr teoricienėt pro globalizimit), dhe se nė njė ekonomi globale tė
pabalancuar, njė dollar mė i dobėt mund fare mirė tė jetė zgjidhja e vetme.
Shkurt, Roach argumenton se militarizmi maēo dhe arrogant i
rregjimit tė Bush-it, ėndrra e skifterėve Amerikanė pėr ta ribėrė botėn sipas
imazhit tė tyre, ėshtė jo vetėm e paarritshme, por haptazi negative nga
pikėpamja e investorėve tė mėdhenj Amerikanė, audienca sė cilės i drejtohet
Roach, pra klientėt e firmės Morgan Stanley. Roach ka doemos absolutisht tė
drejtė, dhe ėshtė pėr tu vėnė re se kėto fjalė nuk vijnė nga ndonjė akademik
majtist, por nga qarqet e brendshme tė kapitalit tė madh.
Parė nga njė perspektivė mė e gjatė historike, ēfarė po
ndodh tani ėshtė vazhdimėsi e njė tensioni 500-vjeēar nė sistemin botėror
modern, ndėrmjet atyre qė synojnė tė mbrojnė interesat e stratės kapitaliste
duke siguruar mbarėvajtjen e ekonomisė botėrore, me njė pushtet hegjemonik por
jo perandorak pėr tė garantuar themelet politike tė kėtij sistemi, dhe atyre qė
synojnė ta transformojnė sistemin botėror nė njė perandori botėrore. Ka patur
tre orvatje kryesore nė historinė e sistemit botėror modern nė kėtė drejtim:
Charlesi Pestė/Ferdinanti i Dytė nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė, Napoleoni nė
fillimin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė, dhe Hitleri nė mesin e shekullit tė
njėzetė. Tė gjithė ata ishin tė suksesshėm nė mėnyrė madhėshtore derisa ranė
pėrmbys kokėposhtė, kur u pėrballuan nga njė opozitė e organizuar nga fuqitė qė
nė fund dolėn hegjemonė Provincat e Bashkuara, Mbretėria e Bashkuar (Britania
e Madhe), si dhe Shtetet e Bashkuara.
Hegjemonia nuk ėshtė militarizėm maēoje. Hegjemonia ka tė
bėjė me efiēencė ekonomike, me tė qėnit nė gjendje sė krijuari njė rend botėror
qė garanton funksionimin e mirė tė njė sistemi botėror, nė tė cilin fuqia
hegjemonike bėhet nyja e cila akumulon njė pjesė disproporcionalisht tė madhe
kapitali. Shtetet e Bashkuara ishin nė
njė gjendje tė tillė prej 1945-ės deri rreth 1970-tave. Por qė atėherė kanė
qėnė duke e humbur atė avantazh vazhdimisht. Dhe kur skifterėt Amerikanė dhe
rregjimi i Bushit vendosėn tė pėrpiqen ti japin fund kėsaj rėnieje duke iu futur
rrugės imperiale-botėrore, ata e qėlluan Amerikėn, dhe kapitalistėt e mėdhenj
Amerikanė, nė kėmbė nėse jo menjėherė, atėherė nė njė tė ardhme shumė tė
afėrt. Rreth kėsaj po paralajmėron, si dhe ankohet, Roach-i.
Por a nuk ėshtė rregjimi i Bushit duke u dhėnė kėtyre
kapitalistėve ēdo gjė qė duan pėr shembull, ulje tė mėdha taksash? Por a i
kėrkuan ata vėrtet kėto? Jo Warren Buffett, jo George Sorosi, jo Bill Gates (qė
u shpreh ndėrmjet tė jatit). Ata duan njė sistem kapitalist tė qėndrueshėm, por
kjo nuk ėshtė ēfarė po u jep Bushi. Herėt a vonė, pakėnaqėsia e tyre do tė
reflektohet nė veprim. Ndoshta kanė filluar ta bėjnė kėtė qė tani. Kjo nuk do
tė thotė qė do tja dalin mbanė. Bushi mund tė rizgjidhet nė zgjedhjet
presidenciale tė 2004-es. Ai mund tė pėrparojė me ēmendurinė e tij ekonomike
dhe politike mė tej. Ai mund tė tentojė ti bėjė ndryshimet qė solli tė
pamundura tė zhbėhen.
Por nė njė sistem kapitalist, egziston doemos edhe tregu.
Tregu nuk ėshtė i gjithėfuqishėm, por nuk ėshtė as i pafuqishėm. Kur dollari tė
gremiset, dhe do gremiset, ēdo gjė do ndryshojė nga ana gjeopolitike. Se njė
dollar i shvlerėsuar ėshtė tepėr mė domethėnės se njė sulm Al-Kaide mbi Kullat
Binjake. Shtetet e Bashkuara e kapėrcyen qartė kėtė tė fundit. Por do tė kemi
tė bėjmė me njė palė Shtete tė Bashkuara krejt tjetėr kur dollari tė ketė rėnė.
Shtetet e Bashkuara nuk do tė jenė mė nė gjendje tė jetojnė pėrtej mundėsive tė
veta, tė konsumojnė nė kurriz tė pjesės
tjetėr tė botės. Amerikanėt mund tė fillojnė tė pėrjetojnė ēfarė vendet e Botės
sė Tretė ndjejnė kur pėrballen me kushtet e strukturimit tė pėrgjithshėm tė
imponuara nga FMN-ja njė rėnie tė mprehtė tė nivelit tė tyre tė jetesės.
Gati-falimentimi i sotshėm i qeverive tė shteteve pėrreth
gjithė Amerikės ėshtė si njė paralajmėrim i ēfarė pritet tė vijė. Dhe historia
do tė shėnojė se, i pėrballur me njė situatė tė rėnduar ekonomike nė Shtetet e
Bashkuara, rregjimi i Bushit bėri gjithė ēkishte nė dorė pėr ta bėrė atė akoma
mė keq.
Nga Immanuel Wallerstein.
[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i
rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė
elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe
faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i
pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta
pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst ne formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj
forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė,
kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu;
fax: 1-607-777-4315.
Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]
_____
Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu
--------------------------------------------