Fernand Braudel Center, Binghamton University
http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm
Koment Numėr 114, 1 Qershor 2003
Ēmenduri, apo Politikė?
Kur
vetė Pozita, shumė e pėrgjegjėshmja Financial
Times, gazeta pėrfaqėsuese e kryeqytetit tė madh, boton njė editorial me
titullin Ēmenduria e Taksave dhe me nėntitullin Administrata e Shteteve tė
Bashkuara hedh maturinė nga dritarja, ti e kupton se ata duhet tė jenė tepėr
tė shqetėsuar. Editoriali pėrfundon me kėtė shėnim tė zymtė: Pėr [Republikanėt
mė ekstremistė], dobėsimi i rendit ndėrkombėtar multilateral nuk mjafton,
pikėpamjet e hershme mbi rishpėrndarjen e tė ardhurave kėrkojnė gjithashtu njė
rishikim radikal. Nė pėrgjigje tė kėsaj mėsymjeje, shumicės racionale i mbetet
shumė pak pėr tė bėrė: ata nuk hanė pyka arėsyeje; teoritė ekonomike nuk kanė
vlerė; dhe evidenca kundėrshtuese as qė merret parasysh. Kėshtu, ėshtė pėr tu
vėnė re se si superfuqia botėrore po shkatėrron ngadalė rendin e saj fiskal, qė
ėshtė pėr tu pasur zili ndoshta nga e gjithė bota.
Kėshtu,
ndėrkohė qė Bushi dhe shoqėria e tij janė duke llomotitur mbi fitoret e tyre nė
Irak dhe nė Kongresin Amerikan, dhe shumica e sė majtės botėrore shkruan nė njė
ton tė pezmatisur mbi kėto suksese, ndoshta ėshtė koha kur ne duhet ti hedhim
sytė nė tė krisurat e thella qė egzistojnė ndėrmjet atyre forcave qė mund tė
quhen e djathta e qendrės nė botė, nė Shtetet e Bashkuara, dhe midis
stratės kapitaliste.
Nė fillim shenjat e sė krisurės. Henry C. K. Liu, presidenti i njė grupi investues me bazė nė New York, shkruan nė Asia Times njė artikull tė titulluar Hegjemonia e dollarit Amerikan duhet tė pėrfundojė. Drejtori i kėrkimeve investuese pėr Bankėn Private Citigroup shėnon se ASEAN + 3 shtetet e tjerė (Azia Juglindore, Japonia, Kina dhe Korea e Jugut) janė nė procesin e sė zhvilluarit tė ashtuquajturin intrumentet e borxhit ndėr-kufitar (qė do tė thotė borxhe tė pėrcaktuara nė monedhat e tyre dhe jo nė dollarė Amerikanė), dhe e quan kėtė njė ēekiē masiv qė po i qėndron mbi kokė ekonomisė Amerikane. Ai parashikon se krijimi i njė Monedhe tė Pėrbashkėt Aziatike mund ti detyrojė Shtetet e Bashkuara tė bėjnė njė pėrshtatje serioze tė borxheve, si dhe tė shtyjė si konsekuencė Thesarin e Shtetit tė vėjė nė qarkullim bono jo nė dollarė Amerikanė, por nė monedha Aziatike.
Nė frontin Europian, Christoph Bertram, drejtori i Institutit Gjerman pėr Ēėshtjet Ndėrkombėtare dhe tė Sigurisė, dhe njė Atlanticist i fortė me pėrpara, shkruan njė artikull, sėrish nė Financial Times, tė titulluar Gjermania nuk do tė bėhet vasali i Amerikės. Ai i njeh George Bushit pėrgjegjėsinė e plotė mbi kėtė ndryshim nė opinionin Gjerman, dhe parashikon se Bashkimit Europian do ti duhet tė [pėrforcojė] anėtarėt sė bashku pėrgjithmonė nė mbrojtje, siē ka bėrė euroja nė politikėn monetare.
Dhe nė Shtetet e Bashkuara, James Carroll, duke shkruar nė Boston Globe, flet mbi ndryshimet qė po ndodhin nė Amerikė, njė komb aq kuturu, sa qė nuk guxon ti hedhė sytė pėr herė tė dytė situatės sė saj reale. Fjalimi i fundit i Senatorit Byrd (i cili deri para dy vjetėsh nuk konsiderohej si radikal madje as edhe si liberal Demokrat) pėrfundon: Dhe shėnojini fjalėt e mia. Frikėsimi i llogaritur qė po pėrjetojmė aq shpesh sė fundmi nga fuqitė cilatdo do ta heshtin opozitėn besnike vetėm pėr ca kohė. Sepse nė fund tė fundit, siē ndodh gjithnjė, e vėrteta do tė shfaqet. Dhe kur tė dalė nė dritė, shtėpia prej letrash, ndėrtuar mbi mashtrime, do tė gremiset.
Senatori Byrd e mbajti fjalimin e tij nė 21 Maj. Vetėm gjashtė ditė mė vonė, Sekretari Rumsfeld, nė fjalimin e tij drejtuar Kėshillit tė Marrėdhėnieve tė Jashtme, deklaroi vėzhgimin e tij tė shumė-cituar tanimė se stoku i armėve tė shkatėrrimit nė masė qė Iraku gjoja dispononte mund tė mos gjendet kurrė. Rumsfeldi shtoi se ndoshta Irakienėt i zhdukėn ato para se konflikti tė fillonte. Duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e ndėrtuan gjithė argumentin e tyre pėr ndėrhyrje tė shpejtė e tė njėanshme duke u bazuar nė kėrcėnimin qė paraqisnin kėto armė, ky pranim nga Rumsfeldi ėshtė domethėnės, i detyruar padyshim nga fakti qė kėto armė thjesht nuk janė gjetur deri tani. Opinionit publik Amerikan mund ti duhet pak kohė pėr ta tretur dhe pėr tė reaguar ndaj kėtij pranimi. Por Tony Blair u ndodh menjėhere nė telashe. Nė sistemin Britanik, ėshtė mėkat kardinal tė abuzosh nė udhėheqjen e Parlamentit, dhe tani ai ėshtė nė shėnjestėr (ose ndoshta mė tepėr se kaq) pikėrisht si rrjedhoje e fjalimit tė Rumsfeldit. Pėrgjigjja e tij deri tani ka qenė, prisni edhe pak. Blair-it i duhet ti gjeje ato armė shumė mė tepėr se Rumsfeldit.
Pyetja ėshtė atėherė nėse e gjithė kjo ėshtė vėrtet ēmenduri, apo politikė e menduar. Unė besoj se ėshtė e menduar dhe e qėllimshme, megjithėse jam dakort qė ėshtė ēmenduri. Pėr tė kuptuar se si arsyetojnė skifterėt Amerikanė dhe aleatėt e tyre, duhet tė shkojmė dy shekuj mbrapa. Revolucioni Francez vėrtet tronditi arenėn kulturore botėrore. Sepse kishim te bėnim me njė grup i cili erdhi nė pushtet i dedikuar ndaj besimit se qeveria ka tė drejtė, dhe pėr mė tepėr duhet, tė imponojė ndryshime radikale nė sistemin social, nė emėr tė popullit i cili ishte sovran. Pėr mė tepėr, kėto dy ide qė ndryshimet politike pėrbėnin njė fenomen normal dhe qė ishte populli ai qė ishte sovran, ngjitėn dhe u pėrhapėn shpejt nė botė, dhe vėrtet nuk kanė pushuar sė qėni qė atėherė.
Doli nė pah njė reaksion i menjėhershėm ndaj kėtyre
koncepteve shqetėsuese (si dhe veprimeve qė rrjedhuan prej tyre). Kėtu e ka origjinėn termi
reaksionarė. Edmund Burke nė Angli dhe Joseph de Maistre nė Francė shkruan
libra qė e sfidonin nė thelb gjithė kėtė doktrinė, duke kėmbėngulur nė
vazhdimėsinė e vlerave morale dhe sociale tė autoriteteve tradicionale. Jakobinėt
ranė nga fuqia pak vjet mė vonė, por Napoleoni e vazhdoi kėtė shtysė,
megjithėse nė njė version disi tė shtrembėruar. Pėrfundimisht, nė 1815,
Kundėrrevolucioni kishte fituar plotėsisht. Ishte koha e restorimit tė rendit
nė Europė dbe nė botė. Princi Metternich ndėrtoi njė Aleancė tė Shenjtė,
qėllimi i sė cilės ishte ti pėrgjigjej ēdo prishje rregulli me shtypje masive.
Jo tė
gjitha forcat e rregullit ishin dakort me Metternich-un. Nė Angli, ngadalė por
efektivisht, Sir Robert Peel udhėhoqi Tory-t nė strategjinė e lėshimeve tė
kufizuara tė bėra nė kohėn e duhur, kryesisht Akti i Reformės sė 1832-shit. Pati
pėrpjekje tė ngjashme nė Francė, si Revolucioni i 1830ės i cili hoqi nga froni
Charles X dhe solli Louis-Philippe, mbretin-qytetar, nė fuqi.
Kthesa
deēizive ishte revolucioni botėror i 1948ės, i cili ishte tepėr shokues pėr
reaksionarėt. Tanimė i moshuari Metternich ishte lėnė jashtė zyre. Njė
revolucion social u pa nė Francė, i cili kėmbėngulte nė tė drejtat e
punėtorėve. Dhe tejpėrtej Europės qėndrore, lindore, dhe jugore, kjo periudhė
ishte pranvera e lindjes sė kombeve. Doemos, siē e dimė, gjithė kėto
revolucione dėshtuan brenda njė kohe tė shkurtėr, qė u pasua me njė shtypje tė
re dhe mė tė fortė. Por sidoqoftė forcat e tė djathtės sė qendrės e morėn
mėsimin e tyre. Ata vendosėn tė ndiqnin udhėn e Peel-it, dhe e pranuan
domosdoshmėrinė e lėshimeve pėr tė mėnjanuar mė tė keqen. Dekadat qė pasuan
dėshmuan lindjen e ēfarė historianėt i quajnė konservativėt e ndriēuar
Disraeli nė Britaninė e Madhe, Napoleoni i III-tė nė Francė, Bismarck-u nė
Gjermani.
Qė
atėherė, konservativėt u bėnė jo mė tepėr se njė version disi mė i kujdesshėm i
liberalizmit qėndror. Nė fakt, nė mėnyrė qė ta zhduknin fuqizimin e lėvizjeve
radikale tė majta, konservativėt ishin shpesh mė tė gatshėm se liberalėt qėndrorė pėr tė pėrdorur shtetin si
vegėl ndryshimesh: zgjerimi i tė drejtės sė votės nga Disraeli, restorimi i tė
drejtave tė sindikatave nga Napoleoni i III-te, si dhe fillimet e shtetit tė
mirėqėnies shoqėrore nga Bsimarck-u. Kėto politika vazhduan midis grupeve
politike konservative deri nė revolucionin botėror tė 1968ės, i cili uli nga
froni liberalėt qėndrorė qė ishin dominantė, dhe liroi ata qė e konsideronin
vetveten e djathta e vėrtetė nga dora e rėndė e konservativėve tė ndriēuar.
Ardhja nė fuqi e sė djathtės sė vėrtetė mund tė vihet re nė hedhjen e
pjesėrishme nė dorė tė Partisė Konservative Britanike nga ana e Thatcher-it, si
dhe nė hedhjen po tė pjesėrishme nė dorė tė Partisė Republikane tė Shteteve tė
Bashkuara nga Reagan-i. Rregjimi i sotėm i Bushit e ka transformuar kėtė hedhje
nė dorė nga tė pjesėrishme nė totale.
Skifterėt Amerikanė janė rilindja e Metternich-ut dhe politikave tė tij reaksionare tė paepshme: unilateralizmi i tyre prej maēoje nė skenėn botėrore, dhe pėrpjekja e tyre vėrtet serioze ndaj shpėrbėrjes sė shtetit tė mirėqėnies sociale nė Shtetet e Bashkuara. Ėshtė kjo arėsyeja pėr tė cilėn Financial Times thotė se ata nuk hanė pyka arėsyeje. Dhe ėshtė kjo pėrse pasardhėsit e Sir Robert Peel-it nė mbarė botėn janė kaq tė shqetėsuar. Sepse pikėrisht siē politikat e Metternich-ut pėrfunduan nė dizastėr pėr forcat konservative botėrore nė 1848ėn, kėshtu pasardhėsit e Peel-it druajnė (dhe presin) se politikat e Bushit do tė arrijnė tė njėjtėn gjė, nė mos mė keq. Dhe katastrofa ėshtė nė horizont.
Ndoshta njė ditė nė tė ardhmen, do tė ketė njė Armaggedon midis sė majtės dhe tė djathtės. Por nė tė tashmen e afėrt, shihni pėr ndonjė konfrontim midis fraksionit Metternich dhe fraksionit Peel tė forcave tė djathta tė qendrės. Fraksioni i Metternich-ut mendon se ėshtė nė bast rendi botėror. Fraksioni i Peel-it mendon se ėshtė mbijetesa e sistemit kapitalist.
Nga Immanuel Wallerstein.
[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė, kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu; fax: 1-607-777-4315.
Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]
_____
Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu
--------------------------------------------