Fernand Braudel Center, Binghamton University
http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm
Koment Numėr 115, 15
Qershor 2003
Udhė qė tė Ēon
Kurrkund.
Presidenti Bush ndėrmorri hartėn e udhės sė paqes midis Izraelit
dhe Palestinės nė Akaba gjatė kėtij muaji, dhe brenda ditėsh harta e udhės
duket se u katandis nė zhele. Sipas njė thėnieje tė vjetėr Kineze, kur nuk e
di se ku po shkon, tė gjitha udhėt atje tė nxjerrin. Administrata e Bushit
zyrtarisht, dhe me shumė mundėsi edhe jo zyrtarisht, nuk ja ka as idenė mė tė
vogėl se nė ēdrejtim po ecėn. Linja zyrtare e Shteteve tė Bashkuara ėshtė qė
ajo po pėrpiqet tė ndihmojė negociatat, dhe do tė pranonte ēfarėdo tė ishte e
pranueshme nga tė dyja palėt nė fjalė. Shtetet e Bashkuara thonė se ato janė
thjesht duke u pėrpjekur tė parashtrojnė hapat e nevojshme tė cilat do tu
prijnė negociatave tė sigurta dhe pėrfundimtare.
Qė prej dy vjetėsh Presidenti Bush ka qėnė duke thėnė se ai
nuk dėshiron tė pėrfshihet personalisht nė negociata tė tilla, gjė tė cilėn
Presidenti Clinton e kishte bėrė gjerėsisht (si edhe Presidenti Carter). Por tani ai u pėrfshi. Pėrse?
Ndoshta thjesht sepse u kishte premtuar shumė njerėzve se do tė bėnte vėrtet
diēka, pasi Iraku tė ishte pushtuar. I kishte premtuar Bair-it. U kishte
premtuar liderėve Arabė tė ashtu-quajtur tė moderuar. Dhe me shumė mundėsi i
kishte premtuar edhe Powell-it.
Ai u mbėshtet nė dy gjėra, duke thirrur takimin e parė.
Zyrtarėt e Autoritetit Palestinez janė tė dėshpėruar tė arrijnė diēka,
pothuajse ēfarėdoqoftė. Pėrndryshe do tė bėhen thjesht histori. Sharoni ėshtė
nė ankth pėr ti mbajtur Shtetet e Bashkuara 99% nė anėn e vet, prandaj ishte i
detyruar tė bėnte gjeste. Prandaj ata u takuan, ndėrmorrėn hapa absolutisht minimale
ndaj njeri-tjetrit, u kthyen, dhe brenda ditėsh kishte mė tepėr dhunė se kurrė.
Le tė bėhemi
seriozė. Ēfarė ėshtė gjendja 55 vjet pas krijimit tė Shtetit tė Izraelit? Palestinezėt
ndihen tė braktisur nga bota, dhe tė paaftė tė vjelin ndonjė lėshim me peshė
nga qeveria e Izraelit. Ata kanė frikė se njė shtet Palestinez sovran nuk duket
nė horizont pėr dekadėn qė vjen. Ata qė kėmbėngulin pėr luftė tė paepur me
qėllim eliminimin e Shtetit tė Izraelit Hamas, pėr shembull po mbeten si
aktorėt e vetėm me rėndėsi nė kėtė skenė. Padyshim shumica e Palestinezėve do
tė preferonte njė mbarim tė dhunės, por shumė prej tyre nuk besojnė se fundi i
dhunės do ti ēonte diku nga ana politike.
Ky vlerėsim i
zymtė pėrkon me atė tė anės Izraelite. Anketat tregojnė se ndoshta 60% e
Ēifutėve tė Izraelit do tė hiqnin dorė nga ngulimet dhe do tė ishin gati tė
ktheheshin nė kufijtė e 1967-ės, nė shkėmbim pėr paqe tė pėrhershme. Por tė
njėjtat anketa tregojnė se, prej kėtyre 60%, ndoshta gjysma ose mė tepėr nuk
mendojnė mė se njė ofertė e tillė do ishte nė gjendje tė arrinte paqen qė
dėshirojnė. Dhe si rrjedhim, nė tė vėrtetė, ata nuk janė gati ta bėjnė kėtė
ofertė, ose nuk janė mė gati.
Eshtė mė se e
qartė se kurdo Sharoni ose Abbasi shprehin prirjen edhe mė tė lehtė pėr tė
adoptuar njė pozicion kompromisi (kryesisht pėr ti bėrė qejfin Bush-it), ata
pėrballen me njė opozitė tė fortė, dhe shumė tė pasionuar, nė komunitetet e
tyre, opozitė mjaft e fortė nė gjendje tė nxjerrė nga shinat edhe kompromisat
mė tė pakuptimshme nė tė vėrtetė. Ēėshtė e vėrteta, situata ėshtė e njėjta me Bush-in. Kur ai u tėrhoq
nga njė mbėshtetje prej 99% ndaj pozicionit tė Izraelit nė 98%, ai u gjend
pėrpara njė breshėrie nė Shtetet e Bashkuara.
Kemi te
bėjmė kėtu me njė situatė nė tė cilėn jo vetėm forcat mė tė paepura nga ana
Izraelite kanė fuqinė dhe forcat mė tė paepura nga ana Palestineze kanė fuqinė,
por edhe forcat pro-Izraelite mė tė paepura nė Shtetet e Bashkuara kanė fuqinė.
Nė vend qė ta qetėsonte situatėn, pushtimi i Irakut nga Shtetet e Bashkuara e
ka bėrė atė mė tė rėnduar, siē nuk ishte vėshtirė tė parashikohej.
Kėshtu
kemi tė bėjmė me njė nyje politike absolute. Dhe sė shpejti, tė gjithė do ta
pranojnė kėtė. Atėherė? Ēfarė do tė ndjekė mė tej vėshtirė tė jetė lajm i mirė
pėr njeri. Izraelitėt do tė pėrdorin gjithmonė e mė tepėr forcė, dhe mund tė
fillojnė njė proēes dėbimi. Meqėnėse ata janė tė fuqishėm pėr momentin, do tė
fitojnė, nė kuptimin qė do tė vazhdojnė tė mbajnė tė pushtuar gjithė
territorin, dhe ta kontrollojnė atė pak a shumė nėn ligjin e luftės. Palestinezėt
do tė vazhdojnė tė pėrgjigjen ashtu siē
kanė qėnė duke u pėrgjigjur. Nė afatin e shkurtėr, intifada nuk do tė ndryshojė
asgjė. Qė njė dhunė e tillė tė ndryshojė diēka, do tė duhej njė botė e
pėrgjegjshme tė dėshmonte, por ajo vėrtet nuk po ndodhet atje.
Por
atėherė lufta Izrael/Palestinė do tė bėhet pjesė e njė sėrė ngatėrresash
pan-Arabike ose pan-Myslimane, nga Maroku nė Indonezi, kryesisht dhe nė mėnyrė
mė imediate nė Irak, Liban, dhe Egjipt. Dhe kur kjo tė ndodhė, atėherė
mbijetesa e Shtetit tė Izraelit do tė jetė nė rrezik, nė rrezik tė vėrtetė, pėr
herė tė parė qė prej 1948ės. Arabėt do tė thonė se Ēifutėt u zbuan prej andej
dy herė mė pėrpara, dhe do tja dalin njė here tė tretė.
A mund
njeri tė bėjė diēka nė kėtė pikė qė do tė mund vėrtet ta ndryshonte kėtė
skenar? Ndoshta Shtetet e Bashkuara akoma e kanė pushtetin tė bėjnė diēka. Por
kjo do tė kėrkonte njė ndryshim tė atillė prej 180 gradėsh tė politikės sė
Shteteve tė Bashkuara, dhe sidomos tė versionit tė Bush-it tė kėsaj politike,
saqė ėshtė thjesht e paimagjinueshme. Sepse njė kthesė nė kėtė ēėshtje tė
veēantė nuk mund tė ndodhte pa ndryshime nė aq shumė fusha tė tjera, qė do tė
pėrbėnte njė tėrmet nė realitetet gjeopolitike.
Unė nuk
isha gjithnjė kaq pesimist. Nga fundi i 1980ave, prisja qė njė marrėveshje
dy-palėshe tė ishte jo vetėm e mundur por qė do tė arrihej. Mbaj mend sė
parashikuari, pasaktėsisht, se kjo do tė ndodhte shumė mė herėt se fundi i
rregjimit tė aparteidit nė Afrikėn e Jugut. Bota i ka konsumuar mundėsitė nė
Izrael/Palestinė. Dhe shumica e pjesėmarrėsve dhe vėzhguesve harxhojnė
energjitė kėto ditė sė treguari me gisht kush mban pėrgjegjėsinė. Pas thyerjes
sė pėrgjakshme, ērėndėsi do tė ketė? A po dėgjon njeri, a po mendon njeri mbi
tė? A ėshtė gjithkush kaq i bindur se ata do tja dalin mbanė pa ndryshime
fundamentale nė pozicionet e tyre? Duket se po.
Nga Immanuel Wallerstein.
[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i
rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė
elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe
faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i
pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta
pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj
forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė,
kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu;
fax: 1-607-777-4315.
Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim
tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė
afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]
_____
Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu
--------------------------------------------