Fernand Braudel Center, Binghamton University

http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm

 

 

Koment Numėr 116, 1 Korrik 2003

 

“Arėsye e Thjeshtė mbi Armėt qė nuk Gjenden ”

 

 

 

Paaftėsia e Shteteve tė Bashkuara pėr tė gjetur stokun e famshėm tė Irakut tė “Armėve tė Shkatėrrimit nė Masė” (ose ASHM, siē quhen nė titujt ditorė) e ka kapur ngushtė rregjimin e Bushit, dhe akoma mė tepėr Tony Blair-in (si dhe qeverinė Spanjolle). Nė nxitim e sipėr pėr tė justifikuar luftėn, duket qartė se nė mė te pakten mund tė thuhet se qeveritė e Sh.B.A-ės dhe Britanisė sė Madhe e egzagjeruan ēėshtjen e tyre, dhe ndoshta gėnjyen drejtpėrdrejt.

 

Sa e rėndėsishme ėshtė kjo? Dhe ēfarė domethėnie ka kjo? Ka njė numėr pyetjesh tė ndėrthurura nė kėtė diskutim. Njera ėshtė se sa armė, nėse fare, kishte Saddam Husseini nė tė vėrtetė, dhe kur i kishte ato? Njė e dytė ėshtė se nėse kishte armė, pėrse nuk i pėrdori? Sė treti, nėse kishte armė, ku janė ato tani? Sė katėrti, sa e rėndėsishme ishte ēėshtja e armėve vėrtet ndonjėherė pėr Bush-in dhe Blair-in? E pesta ėshtė nėse vėrtet bota ėshtė tani mė e sigurt kundrejt ēfarėdo kėrcėnimi kėto armė ishin tė supozuara tė paraqisnin, tani qė trupat Amerikanė ndodhen nė Bagdad. Ky ėshtė njė lėmsh pyetjesh tė ngatėrruara, dhe ka shumė njerėz qė janė tė interesuar qė ky lėmsh tė mbetet i ngatėrruar, dhe ti rezistoje kėshtu kritikės analitike.

 

Sa armė kishte Husseini? Rumsfeldi tani ėshtė duke thėnė se para se lufta tė fillonte, askush (bile as ata qė kritikonin politikėn e Shteteve tė Bashkuara) nuk dyshonte qė ai kishte disa, prandaj pėrse gjithė kjo keqdashje tani mbi mungesėn e zbulimeve? Ai thotė se armėt ishin atje, janė atje, dhe do tė gjenden. Ai ka padyshim pjesėrisht tė drejtė. Shumė pak vetė vėrtet dyshuan ndonjėherė egzistencėn e disa armėve. Unė vetė nuk e dyshova. Ēėshtja ėshtė nėse kėto armė paraqisnin njė kėrcėnim domethėnės dhe tė parashikueshėm pėr botėn. Shtetet e Bashkuara insistuan se po, dhe shumica e botės nuk ra dakort me kėtė vlerėsim disi forcėrisht.

 

Tani duket se Saddami vėrtet mund tė ketė likuiduar shumicėn, nėse jo komplet, tė atyre armėve qė ai kishte gjatė muajve pėrpara se tė fillonte lufta. Padyshim ai ishte nėn presion pėr tė vepruar nė mėnyrė tė tillė. Por atėherė kjo ishte pikėrisht ēfarė kishin qenė sė argumentuari Hans Blix dhe qeveria Franceze kur thoshnin se inpektimet e Kombeve tė Bashkuara “po jepnin rezultate.” Duket se Shtetet e Bashkuara kanė mundur tanimė tė zbulojnė njė shkencėtar Irakian i cili pranon se dokumente tė detajuara nė lidhje me ndėrtimin e armėve bėrthamore u groposėn nė kopshtin e tij – mė tepėr se njė dekadė mė parė. Dhe duket se ai thotė qė Saddami e urdhėroi kėtė sepse kishte ndėrment ti vinte kėto plane nė jetė pasi tė merrnin fund sanksionet. Kjo mua mė duket e mundur. E ēfarė atėherė? Do ti kthehemi kėsaj pyetjeje.

 

A kishte Saddami vėrtet armė nė gjendje funksionimi? Kujtoni qė Tony Blair i tha Parlamentit se ai ishte nė gjendje ti pėrdorte ato brenda 45 minutave. Nėse po, pse nuk i pėrdori ai kėto armė atėherė? Doemos, duke i pėrdorur ato do tė kishte ca efekt fitimprurės, tė paktėn nga ana ushtarake. Kjo pyetje mbetet pa njė pėrgjigje tė mirė nėse marrim parasysh skenarėt pėr tė cilėt paralajmėronin Shtetet e Bashkuara. Ndoshta Saddami ishte mė i menēur se aq. Ndoshta ai e kuptoi se do ta humbiste betejėn ushtarake sidoqė tė vinte puna, dhe e rėndėsishmja mbetej mos tė humbiste gjithė mbėshtetėsit e tij mė tė fortė nė proēes e sipėr. Nė kėtė rast, ndoshta ai u tha atyre tė shpėrndaheshin, qė mė vonė tė ndėrmerrnin ose inkurajonin operacione plaēkitjeje me qėllim tė dyfishtė pėr tė shkaktuar ērregullim dhe pėr tė shkatėrruar infrastrukturė dhe dokumentacione. Kjo mund atėherė tė krijonte njė rrėmujė madhore tė cilės Shtetet e Bashkuara do tė ishin tė paafta ti pėrgjigjeshin mjaftueshėm (duke pasur parasysh tensionet sociale tė komplikuara tė Irakut). Dhe atėherė ai mund tė fillonte njė luftė guerilase tė pėrzgjatur. Tepėr i menēur, thoni? Ndoshta. Ndoshta Shtetet e Bashkuara thjesht pėrfunduan nė kushte tė tilla pa ndonjė planifikim nga ana e Saddamit.

 

Nėse Saddami i kishte kėto armė, ku janė ato tani? Njė tufe skicash nė njė kopėsht dhe dy kamionė qė mund tė jenė pėrdorur pėr tė prodhuar armė biologjike nė tė ardhmen (tė cilat sidoqė tė vijė puna i ishin dhėnė Saddamit nga Anglezėt) nuk ėshtė dhe aq pėr tė treguar pas dy muaj kėrkimesh. E di se Iraku ėshtė njė vend i madh, por Forcat e Armatosura tė Shteteve tė Bashkuara janė tė supozuara tė jenė nė gjendje sė bėri kėrkime, sidomos kur Shtetet e Bashkuara posedonin para se te fillonte lufta, siē patėn deklaruar, informacion nė lidhje me vendndodhjen e kėtyre armėve. A janė kėto armė nė Siri? Jo me shumė tė ngjarė. Nėse do tė ishin vėrtet atje, do tė kishim parė ushtrinė Amerikane tė ndėrhynte atje deri tani. A do tė gjenden ato nė ndonjė bazė sekrete nėn shkretėtire? Ndoshta. Pėrse atėherė nuk ka dėshirė Amerika tė lejojė inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara ti kėrkojnė ato? Kjo nuk mban dhe aq erė tė mirė.

 

Por a ishin Shtetet e Bashkuara vėrtet ndonjėherė tė interesuara nėse Iraku i kishte kėto armė? Pėrgjigja ėshtė si jo, ashtu edhe po. Jo, nė njė sens tejet tė rėndėsishėm. Skifterėt Amerikanė donin ta pushtonin Irakun me qėllim qė ta pushtonin Irakun, domethėnė, me qėllim pėr ti treguar botės se Shtetet e Bashkuara mund dhe do ta pushtonin Irakun, vetėm pse ishte njė vatėr e bezdisshme anti-Amerikane nė Lindjen e Mesme. Edhe sikur ēdo anėtar i rregjimit tė Bushit ta dinte me siguri se nuk kishte dhe nuk kish pasur kurrė ndonjė armė shkatėrrimi nė masė, Shtetet e Bashkuara prapėseprapė do ta kishin pushtuar Irakun. Nė fund tė fundit, Wolfowitz vėrtet tha se theksimi i kėtyre armėve ishte thjesht njė leverdi byrokratike, qė do tė thote ishte ai lloj argumenti qė do ti mbushte mendjen personave ngurrues nė Kongresin Amerikan dhe midis publikut pėr tė mbėshtetur aksionin, por qė kjo nuk ishte kurrė arėsyeja e vėrtetė.

 

Por po, Shtetet e Bashkuara ishin tė shqetėsuara nė lidhje me armėt e shkatėrrimit nė masė, nė kuptimin qė ato janė tė vendosura qė asnjė shtet ose fuqi tjetėr nė botė tė mos jetė nė gjendje tu vėjė fre atyre nė ndonjė mėnyrė domethėnėse, dhe sigurisht jo nga ana ushtarake. Kjo do tė thotė, siē kam qėnė duke pėrsėritur vazhdimisht, se Shtetet e Bashkuara nuk mund tė tolerojnė asnjė formė tė Bashkimit European tė jetė i pamvarur nga to. Si dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund tė tolerojnė qė ndonjė shtet tjetėr tė ketė armė bėrthamore.

 

Doemos, disa vende tė tjera – Mbretėria e Bashkuar (Britania e Madhe), Rusia, Franca, Kina, India, Pakistani, dhe Izraeli – kanė tanimė. Dhe Shtetet e Bashkuara e dinė se ajo qe mund te bejne pėr ta kthyer orėn mbrapsht ka kufi. Por politika Amerikane ėshtė tė ndalojnė shtetet e tjera tė cilėt supozohen tė jenė nė njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr tė zhvilluar armė tė tilla nė dekadėn qė vjen. Kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr Korenė e Veriut dhe Iranin, biles jo edhe vetem Libia, Egjipti, dhe Algjeria. Bėhet fjalė gjithashtu edhe pėr Japoninė, Korenė e Jugut, Kazakistanin, Ukrainėn, Rusinė e Bardhė, Gjermaninė, Afrikėn e Jugut, Brazilin dhe Argjentinėn. Kjo ėshtė njė listė e gjatė, por ka mundėsi tė ketė tė tjerė me duzinė.

 

Arėsyetimi i Shteteve tė Bashkuara ėshtė tepėr i thjeshtė. Dėmi qė mund tė bėhet vetėm nga njė bombė atomike e vogėl e pėrdorur gjatė rrjedhės sė luftės ėshtė i mjaftueshėm pėr ta bėrė ēmimin e ndėrmarrjeve ushtarake Amerikane shumė tė lartė, ndoshta tejet tė lartė. Flitet shumė kėto ditė pėr fuqi ushtarake asimetrike, qė do tė thotė se Shtetet e Bashkuara janė aq pėrpara ēfarėdo vendi tjetėr nga ana e armėve ushtarake saqė ato duhet ta fitojnė patjetėr ēdo lloj konfrontimi. Por tė ashtuquajturat ASHM mund ta zhbėjnė kėtė asimetri, sidomos duke pasur parasysh efektin politik qė pėrdorimi i atyre armėve nga te tjeret kundėr Shteteve tė Bashkuara do tė kishte nė opinionin publik Amerikan dhe vullnetin e tij pėr tė sanksionuar luftėn.

 

Kėshtu, ėshtė e kuptueshme qė Amerika pėrpiqet aq shumė ta ndalė pėrhapjen e tyre. Prapėseprapė, duhet vėnė nė dukje se kjo orvatje ėshtė njė kėrkim don kishoti, nėse egzistoi nė tė vėrtetė. Dhe e para e punės, ndryshimi i qeverive (ndryshim rregjimi) nuk e zgjidh problemin aspak. Ne duhet tė kujtojmė sot se programi nuklear i Iranit ishte filluar jo nga ayatollahet por nga Shahu tė cilin e solli nė pushtet Amerika, si dhe u ndihmua nga Izraelitėt, tė cilėt e panė Iranin si njė fre mbi Irakun. Ne duhet tė kujtojmė se programet e luftės biologjike tė Irakut u ndihmuan dhe pėrkrahen nga Britanikėt dhe Amerikanėt kur ata e shihnin Irakun si njė kundėrpeshė ndaj Iranit. Kėshtu pra.

 

Pushtimi Amerikan i Irakut nuk i ka ngadalėsuar por i ka shpejtuar programet e krijimit tė kapacitetit bėrthamor kudo. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara u kapėn nė njė pushtim tė gjatė e tė lodhshėm nė Irak, me njė aftėsi tė pakėsuar, jo tė rritur, pėr tė mbrojtur interesat e veta nė botė. Mė 30 Qershor, Financial Times pyesnin nėse Iraku ėshtė kthyer nė Ēeēeninė e Bushit. Dhe pėrdorimi cinik i ēėshtjes sė ASHM nė lidhje me Husseinin nga Bushi do ti kundėrpėrgjigjet atij, tani qė ushtarėt Amerikanė janė pre tė breshėrive nė rritje e sipėr nė luftėn guerilase qė sapo ka filluar.

 

George W. Bushi do ta mėsojė mėsimin e ēdo sundimtari. Pushteti ka limite, sidomos kur nuk pėrdoret me kujdes dhe nė mėnyrė inteligjente. Rallė, nė historinė e vonė, ėshtė pėrdorur nė mėnyrė kaq ektravagante dhe tė papėrgjegjshme.

      

 

 

 

Nga Immanuel Wallerstein.

 

[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė, kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu; fax: 1-607-777-4315.

 

Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]

 

_____

Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu

 

--------------------------------------------

 

Lista e Komenteve

Go to Fernand Braudel Center Homepage