Fernand Braudel Center, Binghamton University

http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm

 

Koment Numėr 117, 15 Korrik 2003

 

“Kur do tė Bjerė Bushi?”

 

 

 

Bushi i ka ditėt tė numėruara. Ai ėshtė nė vėshtirėsi tė madhe, dhe kjo vėshtirėsi nuk ėshtė kalimtare. Indi i justifikimeve pėr pushtimin e Irakut po shthurret pak e nga pak. Si atij ashtu edhe Blair-it ju desh tė tėrhiqen prej disa nga deklaratave mė tmerrėsuese. Armėt e famshme tė shkatėrrimit nė masė nuk po gjenden kurrkund. Edhe nėse disa gjenden, tė groposura thellė diku, gjithė ēdo tė provohet ėshtė se armėt nuk ishin tė gatshme pėr tu pėrdorur nė luftė – dhe sigurisht jo nė intervalin e famshėm prej 45 minutash tė Tony Blair-it. Tubat e aluminit qė u gjendėn dolėn se ishin pikėrisht ēfarė Saddam Husseini tha se ato ishin, material pėr raketa. Lidhjet e supozuara midis Saddam Husseinit dhe Al-Kaedas ishin gjithmonė tė dyshimta dhe asnjė evidencė nuk ėshtė cituar qė ti konfirmojė ato. Bushi ka fajėsuar CIA-n tanimė, ndėrkohė qė kryesuesi Republikan i Komitetit tė Informacionit tė Senatit po akuzon CIA-n se ajo lėshoi material me qėllim pėr ta vėnė nė pozitė tė vėshtirė Presidentin Bush. Hajdutėt po dalin nė pah.

 

Shtetet e Bashkuara e pėrjetuan kėtė skenar edhe njėherė mė pėrpara, dhe jo shumė kohė mė parė. Presidenti Nixon ia doli mbanė ta mbulonte Watergate-in pėr njė kohė tė gjatė, nėse jo plotėsisht ndaj vėrejtjeve tė partiakėve. Por kur Nixoni u pėrpoq tė tregonte me gisht ata qė kishin humbur nė proēes e sipėr (kujtoni John Dean), ata filluan ti nxirrnin tė vėrtetat. Nixoni ia arriti sė rizgjedhuri. Ai ia doli mbanė deri atje. Por nė fund, iu desh tė jepte dorėheqjen nga presidenca kur akuza tė suksesshme u dukėn se do ti hapnin rrugė heqjes nga zyra.

 

Doemos, kėto dy situata janė krejt tė ndryshme nė detaje. Por ka disa ngjashmėri tė goditura. Tė dyja rastet ndodhėn nė njė kontekst mėdyshjeje ndaj luftės nga ana e opinionit publik Amerikan. Tė dyja rastet kishin tė bėjnė me presidentė tė gatshėm pėr tė pėrdorur gjithė instrumentat qė kishin nė dispozicion pėr tė ndjekur politikat e tyre dhe pėr tė frikėsuar oponentėt. Qė tė dy kishin pėrreth persona tė sofistikuar nė artin e retorikės.. Zėvendės-Presidenti Cheney duhet tė ketė marrė mėsime nė kėmbėt e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Nixonit, John Mitchell.

 

Nė politikė – politikė botėrore, nacionale, ose lokale – ai qė ėshtė fitues gjen shumė pėrkrahje. Por shpeshhere pėrkrahja zhduket sapo fitorja fillon tė shndėrrohet nė humbje. Bushi u premtoi Shteteve tė Bashkuara dhe botės njė transformim tė Irakut, mė saktė tė Lindjes sė Mesme, nėse do tė hiqej Saddam Husseini nga pushteti. Por cila ėshtė situata nė Irak hėpėrhė, rreth tre muaj pas rėnies ushtarake tė rregjimit Irakien? Ditė pėr ditė ushtarė Amerikanė po vriten nė ēfarė duket qartė se ėshtė njė veprimtari guerilase me pasoja. Disa policė Irakienė, tė sapo-emėruar nga pushtuesit Amerikanė, kėrcėnuan se do tė jepnin dorėheqje nėse ushtarėt Amerikanė nuk do tė largoheshin nga stacioni i tyre, pėr arsye se menduan se jeta e tyre do tė ishte nė rrezik nėse do tė ishin nė prani tė ushtrisė Amerikane. Me sa duket, ushtarėt Amerikanė nuk shihen si mbrojtėsit e atyre me tė cilėt ata bashkėpunojnė, por si njė forcė shoqėruese qė i vė jetėt e tyre nė rrezik.

 

Pushtuesit Amerikanė kanė qėnė deri tani tė paaftė pėr tė restoruar edhe njė minimum elektriciteti nė qendrat urbane nė Irak. Pėr tė qėnė i sinqertė, mua kjo po mė mahnit. Ēdokush do tė mendonte se qeveria e Shteteve tė Bashkuara do tė ishte nė gjendje tė grumbullonte inxhinjerėt e nevojshėm, tė dėrgonte pajisjet e duhura, dhe tė garantonte mbrojtje tė mjaftueshme pėr inxhinjerėt nė mėnyrė qė tė risillte elektricitetin brenda njė jave ose dy. Shumė e shtrenjtė? Prioritete tė tjera? A mendon Amerika se kjo nuk ėshtė dhe aq e rėndėsishme? Irakienėt e zakonshėm mendojnė se ėshtė prioriteti numėr njė dhe po inatosen shumė. Sė shpejti, vendi mund tė mbushet me nostalgji pėr rregjimin qė Shtetet e Bashkuara e hoqėn nga pushteti.

 

Ndėrkohė, nė Britaninė e Madhe, aleati heroik i Amerikanėve, Tony Blair, ėshtė nė telashe serioze sa vjen e mė tepėr. Konservativėt i dhanė karar se ai nuk ia vlen tė mbėshtetet. Liberalėt s’e mbėshtetėn asnjėherė. Dhe numri i anėtarėve tė parlamentit tė Partisė sė Punės qė janė tė paduruar po rritet. Pikėrisht nė kėtė moment, Shtetet e Bashkuara sapo njoftuan se do tė gjykojnė gjashtė persona nė Gjirin e Guantanamos, dy prej tė cilėve janė qytetarė Britanikė. Njė stuhi po fermentohet nė Britaninė e Madhe ndėrmjet juristėsh tė respektuar tė cilėt i kundėrshtojnė kėtyre procedurave tė dyshimta, biles edhe illegale. Ata po i kėrkojnė Blair-it tė bindė Amerikanėt qė t’ia dorėzojnė kėta persona drejtėsisė Britanike. Por Blair nuk i premton dot Amerikės se rrėfimet e nxjerra nė mungesė tė kėshillimit legal do tė mund tė pėrdoren nė gjyqet Britanike. Nuk egziston asnjė mundėsi e kollajtė sipas sė cilės Shtetet e Bashkuara tė mund ta ndihmojnė Blair-in pa rrezikuar gjithė strukturėn e ėndrrės sė keqe Guantanamo. Nė tė njėjtėn kohė, qeveria Amerikane po has nė vėshtirėsi serioze duke u pėrpjekur tė bindė ēfarėdo avokati Amerikan qė tė pėrfaqėsojė mbrojtjen sepse ata kėmbėngulin se rregullat janė kundra atyre nė mėnyra jo legjitime.

 

Fitorja Amerikane nė Irak supozohej se do bėnte efekt mbi aleatėt kokėfortė – Franca, Gjermania, Rusia – qė ata tė ndryshonin pozicionet. Nuk ėshtė dukur as shenja mė e vogėl nė kėtė drejtim. E pėrse tė ndryshojnė? Kur Revista Time (Koha) mbajti njė anketė nė Europė nė Mars, duke pyetur se cili prej tė treve – Koreja e Veriut, Iraku, apo Shtetet e Bashkuara – ishte rreziku mė i madh pėr paqen botėrore, njė 86.9% e paqme tha Shtetet e Bashkuara. Dhe Shtetet e Bashkuara dhe Europa janė nė drejtime pėrplasjeje mbi njė sėrė ēėshtjesh tregtie. Aty, Amerika ka qėnė haptazi nė njė pozicion tė dobėt. Organizata Ndėrkombėtare e Tregtisė (ONT) po merr vendime kundėr Shteteve tė Bashkuara nė kėto ēėshtje. Shumė vende tė vegjėl po rrefuzojnė pa bėrė zė, dhe disa duke bėrė zė, ti pėrkulen kėmbėnguljes Amerikane pėr tė qėnė vendi i vetėm pėrmbi ligjin ndėrkombėtar.

 

Dhe sė fundmi por jo me mė pak rėndėsi, ekonomia Amerikane nuk po ecėn mirė fare. Pėr mė tepėr, ka konservativė qė po bėrtasin se rregjimi i Bushit nuk ėshtė konservativ nė tė vėrtetė, sepse ata po e rrisin, jo pakėsojnė, rolin e qeverisė. Howard Dean po shkėputet si njė kandidat potencial pėr Demokratėt. Dhe edhe nėse ai nuk emėrohet, qė nė tė vėrtetė ka mundėsi tė ndodhė, ai ka detyruar tanimė kandidatėt e tjerė Demokratikė tė “spostohen nga e majta” duke u pėrpjekur tė kapin paksa mbėshtetje nga ajo qė Dean duket se po merr.

 

A mund ta ndalojė Bushi kėtė? Nė afatin e shkurtėr, ndoshta. Nėse ai kap Saddam Husseinin, kjo do ta ndihmonte. Pėrsėri, mbetem i mahnitur sesi Shtetet e Bashkuara nuk kanė qėnė nė gjendje ta bėjnė kėtė. Por ndoshta nuk duhet tė habitem dhe aq. Osama bin Laden nuk ėshtė kapur akoma, i gjallė ose i vdekur, gjatė dy vjetėve qė Bushi ka qėnė duke e ndjekur. Mullah Omar ėshtė akoma i lirė, dhe duket se ai ka qėnė sė riorganizuari Talibanin.

 

Pėrsa i pėrket skifterėve pėrreth Bushit, ditėn qė ra Bagdati, ata filluan tė ēirreshin pėr tė pushtuar Sirinė. Por gjithė ajo zhurmė sikur ėshtė qetėsuar tani. As Irani dhe as Koreja e Veriut nuk i kanė ngadalėsuar pėrpjekjet e tyre pėr tė zotėruar armė bėrthamore. Nė tė kundėrtėn. Ata po i valėvisin haptazi. Dhe Shtetet e Bashkuara po sillen tepėr tė kujdesshme. Shtetet e Bashkuara duket se nuk kanė as numrin e trupave tė mjaftueshėm pėr tė bėrė ēfarė duhet bėrė urgjentisht, pėrforcimi i pozicionit tė tyre nė Irak. Ata nuk janė nė gjendje tė merrem me Iranin ose Korenė e Veriut seriozisht. As iniciativat diplomatike nuk po tregojnė asnjė frut – nė Izrael/Palestinė, nė Azinė Verilindore, as nė Amerikėn Latine bile.

 

Po tė isha George Bushi, unė do tė isha tejet i shqetėsuar. Ndoshta ai nuk ėshtė. Krenaria ikėn para rėnies. Por vė bast se disa nga kėshilltarėt e tij politikė tė zgjuar po kafshojnė thonjtė. Ata ndiheshin shumė tė sigurt nė vetvete jo shumė kohė mė parė. Por anija e shtetit ka hyrė nė ujra tė ashpra. Mund tė mos fundoset menjėherė. Por a do tė mbėrrijė nė breg shėndoshė e mirė? Shanset nuk janė tė larta aq sa duhet qė ata tė buzėqeshin tė kėnaqur.         

 

 

 

 

 

Nga Immanuel Wallerstein.

 

[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė, kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu; fax: 1-607-777-4315.

 

Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]

 

_____

Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu

 

--------------------------------------------

 

Lista e Komenteve

Go to Fernand Braudel Center Homepage