Fernand Braudel Center, Binghamton University

http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm

 

 

Koment Numėr 118, 1 Gusht 2003

 

“A Humbi Saddam Husseini?”

 

 

Pėrgjigja, thonė autoritetet Amerikane, ėshtė e qartė. Paul Bremer, prokonsulli i Shteteve tė Bashkuara nė Irak, tha sė fundmi, “Gjallė ose vdekur, ky person ka mbaruar nė Irak.” Gabimi me kėtė lloj analize ėshtė se bėhet nga perspektiva e ngushtė e dikujt qė e luan lojėn e gjeopolitikės nga pozicioni i zakonshėm i tė qėnit i pushtetshėm, dhe qė si rrjedhojė i mat fitoret dhe humbjet nė njė perspektivė me afat shumė tė shkurtėr. Por loja e gjeopolitikės duket ndryshe nėse e luan nga njė pozicion dobėsie relative. Nė rast tė tillė, je i detyruar tė luash pėr afatin e mesėm. Le tė shikojmė atėherė se si mund tė duket lufta nė Irak nga pozicioni i Saddam Husseinit.

 

Nė 1958, nacionalistėt radikalė pėrmbysėn monarkinė nė Irak dhe sollėn nė pushtet Abdul Karim Kassim-in. Qeveria e konsideronte veten pan-Arabike dhe revolucionare. Kassim-i e tėrhoqi Irakun nga Pakti i Bagdadit qė mbėshtetej nga Shtetet e Bashkuara. Ai nacionalizoi njė pjesė tė industrisė sė karburanteve. Ai kishte mbėshtetjen e Partisė Komuniste tė Irakut. Shteteve tė Bashkuara ju duk se ai po e anonte Irakun sė tepėrmi nga Bashkimi Sovjetik. Njė grusht shteti i dytė ndodhi nė 1963, i cili solli partinė Bathiste nė pushtet. Partia Bathiste kish qėnė njė lėvizje laike, socialiste, nacionaliste pan-Arabike nė disa vende Arabe, e cila megjithatė ishte armiqėsore ndaj partive Komuniste. Besohet gjerėsisht se CIA i ndihmoi Bathistėt qė tė vinin nė pushtet. Partia Bathiste e shtypi Partinė Komuniste tė Irakut.

 

Gjatė kėsaj kohe, Saddam Husseini ishte njė lider i ri Bathist, nip i presidentit tė ri, inteligjent dhe i egėr. Nė 1979, ai realizoi njė grusht shteti tė pėrgjakshėm kundėr xhaxhait tė tij dhe u bė udhėheqėsi i Irakut. Ai filloi spastrimin e pandalur kundėr oponentėve tė tij. Por ēfarė donte Saddami, pėrveē sė qėnit nė pushtet? Ai donte tė forconte rolin Arab nė politikėn botėrore. Ai ishte nė favor tė njė uniteti mė tė madh Arab, dhe me shumė mundėsi e shikonte veten si lideri natyral i botės Arabe, Saladini i ri. Padyshim kishte tė tjerė qė aspironin pėr kėtė rol, por me Nasser-in jashtė loje tanimė, asnjė aq tė fortė sa ai. Veē kėsaj, Bagdadi kish qėnė gjithnjė, sė bashku me Kairon, pretendues pėr status qendror nė botėn Arabe-Muslimane.

 

Saddami vuri re se objektivat e tij kishin shumė armiq. Nė botėn Arabe, dy kryesorėt ishin Komunistėt dhe Islamistėt, dhe qė tė dy e urrenin Saddamin. Mė gjerė nė botė, dy kryesorėt ishin Irani dhe Izraeli, tė cilėt e urrenin Saddamin, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, prej tė cilėve secila shpresonte se Saddami urrente tjetrėn mė tepėr. Saddami nuk mund ti luftonte tė gjithė armiqtė e tij nė tė njėjtėn kohė. Pa i shkėputur lidhjet me Bashkimin Sovjetik, ai sajoi njė marrėveshje tė heshtur me Shtetet e Bashkuara nė kohėn e Ronald Reaganit. Ishte Donald Rumsfeldi ai qė erdhi nė Irak pėr tė vulosur marrėveshjen. Ēfarė ishte marrėveshja? Iraku sulmoi Iranin. Kjo ishte pjesėrisht pėr tė fituar territor, pjesėrisht pėr tė dobėsuar oponentėt Shia brenda Irakut, pėr tė arritur prestigj pan-Arabik, si dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė forcuar fuqinė e vet ushtarake. Shtetet e Bashkuara, tė cilat atėherė e konsideronin Iranin si rrezikun kryesor kundėr interesave tė tyre nė Lindjen e Mesme, menduan se kjo ishte njė ide e shkėlqyer dhe i dhanė Saddam Husseinit, direkt (si dhe me ndihmėn a aleatėve tė tyre si Arabia Saudite), armamente, armė biologjike dhe kimike, si dhe informacion. (Nė fakt, kishin qėnė Francezėt nė njė pikė mė tė hershme nė kohė ata qė u kishin dhėnė Irakienėve nxitjen fillimtare nė lidhje me shtysėn pėr armė bėrthamore, por Izraelitet i bombarduan ato pajisje.)

 

Lufta Irak-Iran ishte thyerje nga pikėpamja e Saddamit. Pas tetė vjetė luftė, tė dyja palėt ishin nė pikėn nga kishin nisur, pasi pėsuan humbje masive jete dhe tė ardhurash. Sidoqoftė, lufta i mbajti Iranianėt tė zėnė dhe kjo ishte njė plus pėr Shtetet e Bashkuara. Saddami kėrkoi rikompensim. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Arabia Saudite ishin shumė tė ngadalta nė tė pėrgjigjur. Pikėrisht nė kėtė kohė, ra Bashkimi Sovjetik. Lufta e Ftohtė mbaroi. Saddam Husseini e pa kėtė si pozitive, jo negative. Bashkimi Sovjetik kish qėnė njė furnizues i vazhdueshėm armėsh pėr Irakun. Por ēmimi i kesaj ishte qė Iraku tė mos bėnte asgjė qė mund tė tendoste marrėdhėniet midis Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Saddami ishte liruar tanimė nga ky fre, sė fundmi.

 

Nė 1990, Iraku ishte nė telashe ekonomike, ngaqė ēmimi i karburantit ishte i ulėt nė tregun botėror, si dhe lufta e Iranit kishte kushtuar sė tepėrmi. Kuvajti po insistonte qė ti ripaguheshin borxhet qė dha gjatė luftės Irak-Iran. Ndoshta edhe kish qėnė sė vjedhuri naftė nga Iraku ndėrmjet shpimeve diagonale. Dhe Iraku kishte njė pretendim historik ndaj Kuvajtit, tė cilin ata mbanin tė kishte qėnė pjesė brenda zonės sė tyre gjatė kohėrave Osmane, tė cilin Britanikėt e kishin ndarė arbitrarisht nga ata pas Luftės sė Parė Botėrore. Kėshtu, Saddami vendosi qė zgjidhja e problemeve tė tija ekonomike ishte tė merrte Kuvajtin. Kjo pėrmbushte gjithashtu njė pretendim nacionalist Irakian, dhe nėse do tė dilte e suksesshme, do ta bėnte Irakun kombin Arab numėr njė. Iraku mund bile tė bėhej edhe shpėtimtari i Palestinės, ndėrkohė qė negociatat midis OĒP-sė (PLO) dhe Izraelit sapo ishin pezulluar.

 

Llogaritjet e Saddamit duhet tė kenė qėnė pak a shumė si vijon. Pushtimi i Kuvajtit do tė quhej padyshim agresion. A mund t’ia dal mbanė prapėseprapė? Kush do tė kundėrpėrgjigjet? Vetėm Shtetet e Bashkuara do tė ishin nė pozicionin pėr tė bėrė diēka seriozisht, dhe Shtetet e Bashkuara kishin qėnė pėr njė kohė tė gjatė nė mėdyshje nė marrėdhėniet e tyre me Irakun. Siē e kemi marrė vesh tanimė, Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara, April Gaspie, i tha Saddamit vetėm disa ditė para pushtimit se Shtetet e Bashkuara ishin neutrale nė argumentin diplomatik Irak-Kuvajt. Kėshtu, mendoi Saddami, ose Shtetet e Bashkuara do tė reagojnė, ose do bėjnė vetėm ca zė dhe aq.

 

Nėse do bėnin vetėm ca zė, Saddami do kish fituar. Nėse reagonin, do behėj luftė. Maksimumi, Iraku do dilte si jo-humbės, sepse Shtetet e Bashkuara nuk do tė guxonin ta pushtonin Irakun. Ai kishte doemos tė drejtė, pėr arsyet qė u bėnė tė ditura atėherė nga Presidenti George H. W. Bush dhe Gjenerali Schwarzkopf. Pushtimi do kish kushtuar shumė jetė Amerikane, do  kish qėnė shumė i shtrenjtė nga ana politike, si dhe Arabia Saudite dhe Turqia i ndruheshin njė shpėrbėrjeje tė Irakut, dhe krijimit tė njė shteti Shia nė jug dhe Kurd nė veri si konsekuencė.

 

Pra, kur Lufta e parė e Gjirit pėrfundoi, Saddami ia doli mbanė njė armėpushimi nė kufi. Ai pati ca humbje. Pjesė tė ushtrisė dhe forcave ajrore tė tij humbėn. Njė shtet Kurd u vendos de fakto nė Veri, por jo njė shtet Shia nė jug. Ai u bė subjekt i njė rregjimi tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė pėrfunduar armėt e tij tė shkatėrrimit nė masė. Kur ai ishte nė gjendje tė zbonte inspektorėt e OKB-sė nė 1998, shumica e armėve tė tij tė shkatėrrimit nė masė nuk ishin mė.

 

Kur George W. Bushi erdhi ne fuqi, Saddami e kuptoi se ishte nė telashe, sepse shumica e kėshilltarėve tė tij politikė kishin bėrė thirrje publike pėr pėrmbysjen e Saddamit vetėm pak vite mė parė. Pastaj ndodhi 11 Shtatori. Dhe Saddami duhet ta ketė ditur se do ishte ai, dhe jo Osama Bin Laddeni, qė do ta paguante ēmimin. Kėshtu ai thirri pėrsėri inspektorėt e OKB-sė, duke ditur se ata nuk do tė gjenin asgjė, sepse tanimė duket se ai i kishte shkatėrruar ose nuk i kishte zėvendėsuar armėt e shkatėrruara tė shkatėrrimit nė masė. Herėt u bė e qartė veē se ēfarėdo tė bėnte Saddami nuk da ti ndalte Shtetet e Bashkuara sė pushtuari, meqėnėse qėllimi i pushtimit ishte heqja e Saddamit dhe vendosja e fuqisė Amerikane nė rajon.

 

Pėrse atėherė, nėse nuk kishte mė armė tė shkatėrrimit nė masė, nuk e tha Saddami kėtė? Faktikisht, ai e tha, por s’e besoi njeri. Kėshtu, ē’mund tė bėnte? Ai i dinte limitet e forcave tė tija, dhe e dinte se do ta humbiste Luftėn e Gjirit. Po tė ishit ju Saddami dhe ta dinit se do ta humbisnit Luftėn e dytė tė Gjirit, ē’do tė bėnit? Qartazi, do tė pėrgatiteshit pėr tė tretėn. Si do tė mund ta bėnit kėtė? Gjėja e parė pėr tė bėrė do tė ishte tė merrnit masa qė sa mė tepėr qė tė jetė e mundur prej kontigjentit tuaj relativisht tė vogėl tė luftėtarėve tė ashpėr besnikė tė mbijetonin. Kėshtu, do ta linit rezistencėn tė binte herėt dhe dramatikisht. Gjėja e dytė qė do tė bėnit ishte krijimi i ērregullit masiv me vjedhje sistematike. E treta do tė ishte tė fillonit njė luftė guerilase, synuar fillimisht ndaj trupave Amerikane dhe sė dyti ndaj gjithė bashkėpunėtorėve.

 

Mė pas do ta shtynit karriken mbrapa dhe do tė prisnit erozionin e pozicionit Amerikan. Do tė prisnit qė dy opinione publike vendimtare tė ndėrronin me kohė. Nė Shtetet e Bashkuara, rritjet nė humbjen e jetėve, paaftėsia pėr ti vėnė punė nė vijė nė Irak, dhe mashtrimet e hapura tė rregjimit tė Bushit do tė gėrryenin mbėshtetjen Amerikane pėr operacionin. Dhe nė Irak, me kalimin e kohės, imazhi i Saddamit, torturuesit, do tė fanitej ndaj imazhit tė Saddamit, rezistuesit nacionalist. Edhe sikur Shtetet e Bashkuara ta gjenin dhe vrisnin Saddamin, imazhi i tij mund tė mbijetonte. Dhe sidoqė tė vijė puna, imazhi i Shteteve tė Bashkuara, si ēlirimtarė, do tė shpėrbėhej.

 

Kjo ėshtė mė pak se tė jesh Saladin, por kur je i dobėt, duhet tė mjaftohesh me ē’ke mundėsi. Bushi mendon se po ta rrėzojė Saddamin, do ketė fituar. Por Saddami mendon se po ta ketė rrėzuar Bushin, ai do ketė fituar. Do ta shohim kush ka te drejtė.                     

 

 

 

 

Nga Immanuel Wallerstein.

 

[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė, kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu; fax: 1-607-777-4315.

 

Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]

 

 

_____

Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu

 

--------------------------------------------

 

Lista e Komenteve

Go to Fernand Braudel Center Homepage