Fernand Braudel Center, Binghamton University

http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm

 

Koment Numėr 119, 15 Gusht 2003

 

“Anglikanėt, nė Veri e nė Jug”

 

Debatet mbi ordinimin e peshkopėve Anglikanė u interesojnė rrallė atyre qė nuk janė Anglikanė. Megjithatė, debati mbi zgjedhjen e njė prifti qė e ka bėrė tė ditur se ėshtė homoseksual, Canon V. Gene Robinson, si Peshkopi i New Hampshire-it i Kishės Episkopale tė Shteteve tė Bashkuara, u bė kryetitull gazetash kėtė muaj nė Shtetet e Bashkuara dhe bėri zė kudo nė botė. Kur caktimi nė kėtė detyrė u aprovua nga shumica e peshkopėve si dhe e delegatėve tė thjeshtė tė Kishės Episkopale, Arqipeshkvi i Canterbury-t, Rowan Williams, e ndjeu tė nevojshme tė thėrriste njė takim tė veēantė tė kryepeshkopėve tė kishave Anglikane nė tė gjithė botėn pėr tė diskutuar konsekuencat e kėtij vendimi.

 

Pėr ata qė votuan nė favor tė Robinson-it, ēėshtja ishte e thjeshtė. Ishte mėnyra e Zotit pėr ta bėrė kishėn gjithėpėrfshirėse. Njerėzit kuptojnė sot, nė mėnyra qė brezat mė pėrpara nuk mundnin, se pėrfshirje do tė thotė pranim i gay-ėve dhe lezbianeve si praktikues tė njė metode alternative tė dashurisė humane, dhe se si rrjedhim seksualiteti i njė prifti ėshtė i parėndėsishėm nė lidhje me konsekrimin e tij/saj si peshkop. Pėr ata qė e kundėrshtonin kėtė ide, dukej qartė se skripturat tregonin se homoseksualiteti ėshtė mėkat, dhe se si pasojė do tė ishte e papėrfytyrueshme qė dikush qė e pranon mėkatin pa u penduar tė mund tė konsekrohej si peshkop nė kishė.

 

Unė nuk dua tė propozoj me kėtė rast njė diskutim tė debatit teologjik. Dėshiroj t’ja lė atė atyre qė janė anėtarė tė Komunitetit Anglikan. Por duhet tė vėmė re se tė dyja anėt e debatit nuk janė tė shpėrndara rastėsisht. Nė kishat Anglikane nė Veri (qė do tė thotė, kryesisht nė Shtetet e Bashkuara, Britaninė e Madhe, Kanadanė, Australinė, dhe New Zealand-ėn), egziston njė ndarje midis atyre qė janė nė favor tė pėrfshirjes (tė cilėt duket se pėrbėjnė shumicėn sot) dhe njė grupi mė tė vogėl por shumė vigoroz i tė ashtu-quajturve “konservativė” tė cilėt i kundėrshtojnė haptazi kėto zhvillime. Nga ana tjetėr, komunitetet Anglikane nė Jug (Amerika Latine, Afrika, Azia) duket se anojnė qartazi nga ana e “konservativėve” mbi kėtė ēėshtje, me pėrjashtimin e vetėm tė Afrikės sė Jugut. Arqipeshkvi i Nigerisė, Peter Akinola, ka kėrcėnuar haptazi pėrfundimin e lidhjeve me ēfarėdo kishe Anglikane qė toleron homoseksualitetin. Ky, dhe kėrcėnime tė ngjashme, janė shkaku pse Arqipeshkvi i Canterbury-t e ka thirrur kėtė takim, pėr tė parė nėse mundet tė shmangė njė pjesėtim formal tė mundshėm tė Komunitetit Anglikan.

 

Ne duhet ti bėjmė vetes pyetjen pėrse egziston njė ndryshim gjeografik nė qėndrimim kundrejt kėsaj ēėshtjeje, ku i ka rrėnjėt, dhe ēfarė paralajmėron pėr tė ardhmen. Ndėrmjet gjithė feve botėrore, vetėm Krishtėrimi sot ka njė balancė tė pėrafėrt midis besimtarėve nė Veri dhe besimtarėve nė Jug. Kjo ėshtė padyshim rrjedhojė e kolonizimit Europian tė sistemit botėror nė pesė shekujt e kaluar, por sidoqoftė pėrbėn njė realitet shoqėror tė shekullit tė njėzetė e njė. Nė rastin e versionit Anglikan tė Krishtėrimit, besimtarėt gjenden pothuajse kudo ēfarė ishte dikur pjesė e Perandorisė Britanike e cila, nė tė vėrtetė, nga gjithė perandoritė Europiane, ishte mė e shtrira gjerėsisht.

 

Nė Veri, ndarjet midis Anglikanėve mbi kėtė ēėshtje janė njė histori e vjetėr. Pėr disa qindra vjet deri tani, disa tė Krishterė nga kisha tė ndryshme, kanė luftuar pėr njė kuptim mė “modern” tė besimit dhe moralit. Nė pjesėn e dytė tė shekullit tė njėzetė, ēėshtjet kryesore kanė pasur tė bėjnė me gjninė dhe seksualitetin: beqaria, roli i grave nė kishė, pranimi i grave nė postet klerike, dhe sė fundmi homoseksualiteti. Nė shekullin e fundit, pothuajse gjithė kishat e Krishtere tė Veriut kanė pėrjetuar njė erozion nė anėtarėsinė e tyre, kryesisht rezultat i tėrheqjes sė individualėve mė pak fetarė nga anėtarėsia aktive. Megjithė kėtė erozion, shumica e atyre qė mbetėn aktivė janė pėrpjekur nė mėnyrė tė qėndrueshme tė ndėrhyjnė me interpretime tė reja besimi dhe morali nė praktikat e tyre. Shekulli i nėntėmbėdhjetė pėrjetoi njė lėvizje masive tė njohur si “Protestantizmi liberal.” Dhe Papa John XXIII vuri nė jetė njė “aggiornamento” (njė pėrshtatje me tė tashmen) tė Kishės Katolike Romane ndėrmjet Kėshillit tė njohur si Vatikani i II-tė. (Tendenca tė ngjashme janė vėnė re nė shumicėn e feve tė tjera botėrore, doemos.)

 

Ka pasur njė reagim ndaj revizioneve tė tilla tė teologjisė dhe praktikės, i cili ka marrė formėn e lėvizjeve evangjelike apo tė njė insistimi pėr tu kthyer nė “orthodoksizėm.” Nė shumė raste, kėto grupe reaguese kanė organizuar institucione tė veta fetare. Por shumė qėndruan brenda kishave tė Krishtere tė ashtu-quajtura “qėndrore,” dhe kanė vazhduar tė luftojnė nga brenda. “Konservativėt” Anglikanė janė kėshtu thjesht njė variant i njė teme e cila ėshtė e njohur qė herėt, edhe nėse (nė shumė kisha dhe shume vende) njė temė minoritare. Por pse ka qėnė pikėpamja “konservative” njė lėvizje minoritare nė kaq shumė kisha tė Krishtere nė Veri? Pėrgjigja ėshtė padyshim efekti i pėrbashkėt i modernizmit jofetar dhe mirėqėnies. Reformistėt brenda kėtyre kishave mendojnė se ata duan qė Krishtėrimi ti pėrshtatet dhe tė mbijetojė nė botėn moderne. Konservativet i shikojnė reformistėt si duke e holluar, nė mos ofenduar, Krishtėrimin.

 

Situata duket disi mė ndryshe nė Jug. Cilėt janė aktivė nė kishat Krishtere nė Jug? Nė Azi dhe nė Afrikė, ata janė nė shumicėn tė kthyer (konvertė) ose pasardhės sė kthyerish tė cilėt e pėrkufizuan Krishtėrimin nė mėnyra tė lashta, si refuzim i mėnyrave “pagane.” Krishtėrimi tė cilin pranuan ata ishte ai i misionerėve, dhe nuk para u prezantua nė mantelin e modernizmit jofetar. Pėr tė Krishterė tė tillė, jeta e tyre fetare ėshtė njė luftė e vashdueshme kundėr praktikave pagane, dhe ata i shikojnė vendime tė tilla si ai rreth Canon Robinsonit si njė tradhėtim i luftės sė tyre. Kjo pėrforcohet nga njė sens i njė nacionalizmi tė vonuar, sipas tė cilit ata ndjejnė se kishat e Veriut u hapin rrugė atyre, duke u thėnė se, njė ditė (kur ato tė jenė mė tė “zhvilluara”), do ta “kuptojnė” urtėsinė e pėrfshirjes sė re.

 

Egziston edhe njė element i tretė. Nė Veri, kishat kyesore tė Krishtere (dhe kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr Anglikanėt) e tėrheqin shumicėn e anėtarėsisė sė tyre prej elementeve elitė – nė kuptimin ekonomik, politik, dhe social. Kėta njerėz janė tė sigurt nė vetvete. Ata janė njerėz “tė respektuar” tė cilėt ndjejnė njė dėshirė tė fortė pėr tė qenė zemėrgjerė dhe pranues ndaj bashkėfetarėve tė Krishterė. Nė Azi dhe Afrikė, shpeshherė, tė Krishterėt janė minoritet nė vende me shumica Myslimane, Budiste, ose Hindu. Ose shumica e popullatės praktikojnė de fakto fe vendase. Kishat e Krishtere e gjejnė vetveten nė njė pozicion mbrojtės, dhe anėtarėt e tyre janė ndoshta mė pak tė sigurt nė vetvete. Ndėrkohė qė tė Krishterėt nė Veri mund ti ndruhen pėrfshirjes sė tėrheqjes nga feja, tė Krishterėt nė Jug mund ti ndruhen pėrfshirjes nga lėvizje tė tjera fetare mė “tradicionale” nė praktikat e tyre shoqėrore.

 

Situata ėshtė pak mė ndryshe nė Amerikėn Latine. Atje, kishat Protestante qė janė pakicė kanė tėrhequr anėtarė qė i pėrkisnin fillimisht Kishės Katolike, duke pėrdorur tonalitete tė Reformimit dhe refuzim tė tė fuqishmėve dhe tė pasurve tė shenjtėt e shumtė tė sė cilėve janė “idole.” Edhe kėtu, sidoqoftė, reformat qė ndiqen nė kishat Protestante tė Veriut duken se s’janė tė pėrshtatshme me nevojat e tyre si dhe edhe tradhėtuese ndaj pėrpjekjeve tė tyre fetare. Sė fundmi, Afrika Jugore ka qenė njė rast i veēantė nė Jug, ku njė luftė shumė-raciale kundėr rregjimit tė aparteidit, i cili bazohej nė njė version tepėr konservativ tė Protestantizmit, inkurajoi njė mirėpritje tė reformimit fetar, gjė qė nuk funksionoi nė shumicėn e vendeve tė tjera nė Jug.

 

Ka doemos mundėsi qė tė krijohet njė ndarje nė Komunitetin Anglikan. Edhe nėse nuk ndodh, do tė ketė njė tension tė vazhdueshėm, dhe me shumė mundėsi njė anėsim gjeografik tė vazhdueshėm. E njėjta gjė mund tė jetė duke ndodhur edhe me Kishėn Katolike Romane. Por ēfarė paralajmėron kjo pėr tė ardhmen? A do tė ecin kishat e Jugut nė tė njėjtin drejtim me kishat e Veriut, siē shpresojnė dhe besojnė reformuesit nė Veri? Aspak, me shumė mundėsi. Nė fakt, e njėjta ndarje mund tė vihet re brenda Veriut, ku grupe etnike tė Bardhėsh dominantė tradicionalė janė tepėr mė tė gatshėm pėr tė pranuar “reformim” zakonesh se sa ata aktivė nė kishat qė i pėrkasin komuniteteve “minoritare.”

 

Ēfarė duket qartė nė kėtė rast ėshtė se “reformimi” nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me seksualitetin ndėrmjet tė fuqishmėve dhe “politika identiteti” ndėrmjet atyre qė janė mė pak tė fuqishėm nuk ka aspak pėrse tė jenė doktrina tė cilat ti bashkojnė tė dy grupet. Dhe nėse dikush pėrdor njė llogjikė tė ngjashme nė lidhje me ēėshtje tė tjera, mund tė kuptojė se ata qė nė njė sens tė pėrgjithshėm janė, ose mund tė jenė, pjesė e familjes sė shpirtit tė Porto Alegres, do tu duhen pėrpjekje pėr tė pėrvetėsuar dhe pėr tu pėrshtatur nevojave tė njeri-tjetrit.

 

Nga Immanuel Wallerstein.

 

[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė, kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu; fax: 1-607-777-4315.

 

Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]

_____

Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu

 

--------------------------------------------

 

Lista e Komenteve

Go to Fernand Braudel Center Homepage