Fernand Braudel Center, Binghamton University
http://fbc.binghamton.edu/commentr.htm
Koment Numėr 124, 1 Nėntor 2003
Bolivia, Bushi, dhe
Amerika Latine
Kryengritja nė Bolivi qė hoqi nga pushteti presidentin e
vendit tėrhoqi njė sasi tė pazakontė vėmendjeje nė mediat e Amerikės Veriore
dhe Europės. Nė njėfarė mėnyre, kjo ėshtė befasuese, sepse vende si Bolivia
zakonisht injorohen (ose figurojnė shumė pak) edhe nė gazetat mė tė mira. Pra
kjo mund thjesht tė ketė tė bėjė me faktin qė precipitimi i ngjarjeve pėrgjatė
dy viteve tė fundit reflekton njė politikė qė po ndryshon nė Amerikėn Latine.
Amerika Latine mund tė jetė duke rihyrė nė fokusin politik botėror.
Gjatė 1960ave, revolucion kishte qenė njė temė pėrshkuese
nė Amerikėn Latine. Kuba u shndėrrua nė njė simbol tė marshimit drejt
socializmit. Ēe Guevara simbolizonte dhe praktikonte ēfarė quhej focoismo apo
njė revolucion brenda revolucioni (e cila dhe i priu vdekjes sė vetė Ēe
Guevarės nė Bolivi). Gjendja e sė qėnurit i mvarur ishte sllogani i
intelektualėve Amerikano-Latinė, njė koncept qė kishte dalė nga konceptet e
qendėr-periferisė dhe desarollismo (doktrina e zhvillimit) i pėrpunuar
fillimisht nga Raśl Prebisch dhe Komisioni
Ekonomik i OKB-sė pėr Amerikėn Latine. Kėta intelektualė filluan tu
kundėrvihen haptazi partive Komuniste Amerikano-Latine, meqėnėse I shikonin ato
si reformiste nė thelb, anti-revolucionare dhe bashkėpuntore de facto me
Shtetet e Bashkuara dhe kapitalizmin botėror. Lėvizje guerilase filluan nė njė
numėr tė madh vendesh dhe dukej se ishin shumė tė fuqishme. Nė Kili, Salvador
Allende u zgjodh mbi njė fushatė tė bazuar nė tranzicionin drejt socializmit.
Shtetet e Bashkuara filluan tė favorizojnė marrjen ushtarake
tė pushtetit nė njė numėr rregjimesh (Brazil, Kili, Argjentinė, Uruguay) pėr ta
ndaluar baticėn. Por batica e revolucionit filloi tė zbehet gjatė 1970ave,
pavarėsisht se Sandinistat nė Nikaragua pėrbėnė njė vrull tė fundmė pėrpara.
Gjatė 1980ave, stagnimi i ekonomisė botėrore filloi ti tregojė pasojat nė
Amerikėn Latine. Meksika udhėhoqi tufėn Ameriko-Latine duke pėruruar krizėn e
borxheve nė 1982 (megjithėse Polonia e kishte mundur atė nė fillim nė 1980).
1980at panė njė tėrheqje nga doktrina e zhvillimit, njė zell tė ri pėr
demokraci (domethėnė, sistem zgjedhor), dhe njė qetėsim tė pėrgjithshėm tė
ujrave. Lėvizjet e ndryshme guerilase nė Amerikėn Qėndrore hoqėn dorė nė thelb,
duke fituar njė tė drejtė pėr sy e faqe pėr tė (ri)hyrė nė sistemin zgjedhor.
Rėnia e Bashkimit Sovjetik si dhe i llojeve tė komunizmit nė Evropėn
lindore-qėndrore disorientoi dhe ēarmatosi shumicėn e sė majtės
Amerikano-Latine.
1990at ishin njė periudhė nė tė cilėn Shtetet e Bashkuara
ndjenė se mund tė merrnin frymė lirisht nė Amerikėn Latine. Meksika pranoi tė
bėhet pjesė e Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė tė Amerikės sė Veriut (NAFTA).
Dhe pėrfundimisht, pas njė gjysėm-shekulli qeverisjeje tė vazhdueshme njė
partiake tė Partido Revolucionario Institucional (PRI), Meksika zgjodhi si
president liderin e njė partie konservative, tė orientuar pas tregėtisė sė lirė
dhe pro- Amerikės sė Veriut, Vincente Fox. Vėrtet, menjėherė pasi firmosi
marrėveshjen e NAFTAs, Meksika pėrjetoi shfaqjen dhe mbijetesėn e njė lėvizjeje
socio-politike tė njė lloji befasisht tė ri, Zapatistat nė Chiapas, tė cilėt
mbronin interesat e popullatave tė shtypura Indiane. Dhe po tėrhiqnin shumė
vėmendje dhe pėrkrahje nė tė gjithė botėn, por Shetet e Bashkuara nuk para u
dhanė shumė rėndėsi, me shumė mundėsi sepse ata kishin shpallur se nuk ishin tė
interesuar tė merrnin pushtet shtetėror. Shetet e Bashkuara filluan tė nxisin
idenė e njė Shoqate tė Tregėtisė sė Lirė tė Amerikave (FTAA, ose ALCA) dhe
bindėn Kilin tė bėhej i pari qė tė firmoste njė marrėveshje bilaterale tė kėtij
lloji.
Pastaj filloi ngadalė njė murmuritje pakėnaqėsie nė Amerikėn
Latine. Format qė ajo mori nė Ekuador, Peru, Venezuelė, Brazil, dhe Argjentinė
ishin tė ndryshme nė detaje. Por te gjitha ndanin nje tipar. Pakėnaqėsia gjeti
rrėnjė nė popullatat Indiane (ose mestizo) dhe nė shoqatat sindikaliste tė
organizuara dhe sektorėt fshatarė tė popullatės. Ishin shtresat e mesme ato qė
ishin disi tė ēorientuara dhe tė pasigurta se ku gjendeshin interesat e veta.
Nė asnjėrėn prej kėtyre rasteve nuk erdhi nė fuqi ndonjė qeveri qė tė ishte
revolucionare sipas standarteve tė 1960ave. Por nė secilin rast, kishte
opozitė, pak a shumė tė hapur, kundėr diktateve tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar
(FMN) dhe krijimit tė FTAAsė. Nė secilin rast, Shtetet e Bashkuara nuk ishin te
lumtura por nuk u dukėn se ishin nė gjendje ta ndikonin situatėn nė mėnyrė aq
direkte dhe tė shpejtė si gjatė 1970ave. Nuk kishte me puēe tė djathta ą la Pinochet.
Ky ėshtė sfondi i Bolivisė, ndoshta vendi mė i varfėr nė
Amerikėn e Jugut. Bolivia kishte qėnė faktikisht pionierja e valės sė
mėpėrparshme revolucionare nė Amerikėn Latine. Njė revolucion nė 1952 i priu
nacionalizimit tė minierave tė kallajit. Revolucioni u udhėhoq nga Central
Obrero Boliviano (COB), i cili i kishte organizuar minatorėt e kallajit,
shumica e tė cilėve ishin Indianė. Revolucioni ishte tepėr shokues pėr Shetet e
Bashkuara, duke kombinuar siē qe militantizmin sindikalist me kėrkesa pėr njė
rol politik nė qeveri tė shumicės Indiane. U deshėn plot pesė vjet pėr ta
pėrmbajtur. Pasi kallaji u zhvlerėsua nė tregun botėror, shumė prej prodhuesve
Indianė iu kthyen prodhimit tė coca-s, e cila u solli tė ardhura por edhe
zemėratėn e Shteteve tė Bashkuara qė ndiqnin kampanjėn e tyre anti-drogė.
Nė zgjedhjet e fundit, lideri i cocaleros, Evo Morales, qė udhėhiqte njė lėvizje tė quajtur Movimiento al Socialismo (MAS), me pėrkrahje nga COB-i dhe lėvizjet Indiane, humbi shumė ngushtė ndaj njė kandidati standart konservativ, Gonzalo Sįnchez de Lozada. Thuhet se kur Sįnchezi takoi Bushin nė Washington, ai bėri shaka se do tė bėnte ēfare iu tha por, nėse e bėnte, herės tjetėr qė Bushi do takohej me tė ai me shumė mundėsi do tė ishte nė strehim politik nė Shtetet e Bashkuara. Dhe ashtu ndodhi. Kur Sįnchezi ofroi te shiste gazin bolivian me njė ēmim tė ulėt, dhe pėr mė tepėr propozoi tė ndėrtonte njė linjė furnizimi drejt njė porti qė kish qėnė dikur pjesė e Bolivisė por ishte fituar nė njė luftė nga Kili nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, vendi shpėrtheu, dhe para tė gjithėve lagjet periferike vigane tė Altiplanos, tė cilat rrinin pezull mbi kryeqytet. Papritmas, studentėt dhe punėtoret qė marshonin nėpėr rrugė (dhe COB sipas njė dokumenti zyrtar) bėrtisnin lėvdata ndaj Ēe Guevares.
Shtetet e Bashkuara shpallėn mbėshtetje pėr Sįnchezin, si dhe bėnė qė Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės sė Sheteve Amerikane tė bėnte tė njėjtėn. Por kryengritja ishte shumė e fortė. Dhe Zėvendės-Presidenti pa ndonjė anė, e tėrhoqi mbėshtetjen ndaj qeverisė, duke pregatitur terrenin pėr ta marrė postin pėr vete. Mandej, pas njė kohe tė shkurtėr, dukė ēuditur tė gjithė, qeveria konservative nė Kolombi, aleatja mė e fortė e Shteteve tė Bashkuara nė kontinent, humbi zgjedhjet bashkiake nė Bogotį (si edhe nė qytetin e dytė, Medellin) ndaj njė lideri sindikalist dhe ish-komunist, Lucho Garzón. Pakėnaqėsitė ishin kryesisht tė njėjtat: dėmet e shkaktuara nga neo-liberalizmi dhe kėrkesat pėr tė ērrėnjosur coca-n, si edhe nė kėtė rast pakėnaqėsi me linjėn e fortė tė qeverisė ndaj negociatave me lėvizjen rrebele mbijetuese, FARC-in.
Kėshtu, asnjė revolucion por njė seri sistematike hapash mbrapsht pėr forcat konservative dhe politikave tė Shteteve tė Bashkuara. Le ta rishikojmė gjithė ēndodhi. Nė Brazil, Lula dhe Partido dos Trabalhadores (PT) pėrfundimisht fituan njė zgjedhje presidenciale. Nė Argjentinė, shembulli i FMN-sė, rėnia ekonomike dhe rrėmuja politike mė sė fundi prodhuan njė president i cili nuk ndoqi FMN-nė, ia doli mbanė nė tė, dhe mė pas u shpėrblye me mbėshtetje tė fortė politike pėr kandidatėt e tij nė zgjedhjet kryesore bashkiake. Nė 2003, gjatė njė vote kritike nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė mbi Irakun, Shtetet e Bashkuara dėshtuan sė marri pėrkrahje nga Meksika dhe Kili. Nė Cancśn, opozita ndaj propozimeve amerikane u udhėhoq, dhe udhėhoq me sukses, nga Brazili. Dhe kudo, ėshtė pėrjetuar zgjimi politik i popullatave indigjene tė cilat, nė shumicėn e vendeve tė Amerikės Latine, pėrbėjnė shumicėn e popullsisė.
Kjo ngritje ėshtė bėrė e mundur nga dy fenomene qė po
zhvillohen nė tė njėjtėn kohė. Nga njėra anė, Shtetet e Bashkuara nuk kanė mė
fuqi tė diktojnė rezultatet nė Amerikėn Latine, sidomos tani qė ėshtė e lidhur
nė veprime ushtarake nė Lindjen e Mesme. Dhe nga ana tjetėr, liderėt politikė
tė Amerikės Latine, sidomos ata tė sė majtės sė qendrės, e kanė pėrvetėsuar
mėsimin se ata nuk kanė fuqi tė hedhin hapa tė mėdhenj e tė shpejtė, por
sidoqoftė kanė fuqi tė hedhin hapa tė mesėm, tė cilėt mund tė grumbullohen me
kohė. Amerika Latine ėshtė nė
proēesin e sė pėrfituarit nga dobėsitė e Shteteve tė Bashkuara. Betejat
kryesore janė dy: shkalla nė tė cilėn lėvizjet Indiane dhe lėvizje tė tjera
sindikaliste ose tė fshatarėsisė ruajnė fuqinė e tyre dhe rrisin influencėn
politike; dhe nėse negociatat rreth FTAA-ve nė fakt do tė dėshtojnė apo jo pėr
arsye tė kokėfortėsisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr tė bėrė ndonjė lėshim tė
kuptimtė.
Nga Immanuel Wallerstein.
[Copyright nga Immanuel Wallerstein. Tė gjitha tė drejtat i
rezervohen autorit. Lejohet shkarkimi nė kompjuter, dėrgimi nė mėnyrė
elekronike ose me e-mail tek tė tjerėt dhe vendosja e kėtij teksti nė grupe
faqesh Interneti pa qėllime fitimprurėse, me kusht qė teksti tė mbetet i
pandryshuar dhe ky shėnim mbi tė drejtat e autorit i bashkangjitur. Pėr ta
pėrkthyer ose publikuar kėtė tekst nė formė tė printueshme ose nė ēfarėdolloj
forme tjetėr, duke pėrfshirė faqe Interneti me qėllim fitimprurės e tė tjerė,
kontaktoni autorin nė adresėn iwaller@binghamton.edu;
fax: 1-607-777-4315.
Kėto komente, tė publikuara dy herė nė muaj, kanė pėr qėllim tė reflektojnė mbi situatėn bashkėkohore botėrore, parė nga njė perspektivė afatgjatė dhe jo nga ajo e kryetitujve ditorė.]
_____
Dėrgojani kėtė Koment njė Kolegu
--------------------------------------------